Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi shprehet se euro ka njohur minimumin historik gjatë kësaj vere pasi është këmbyer nën 100 lekë.
Tabaku thekson se ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë si turizmi apo bujqësia. Sipas saj përgjigjen duhet ta japë INSTAT dhe Ministria e Financave.
“Që do të thotë se është një fenomen që nuk ka lidhje me qytetarët e ndershëm që punojnë, nuk ka lidhje as me turizmin, as me bujqësinë. Por nga ana tjetër po ndikon dhe po penalizon ato që ndershmërisht punojnë me punën e tyre. Prodhimi sot është duke u penalizuar. Produktet shqiptare të fermës dhe bujqësisë sot janë duke u penalizuar sepse shiten jashtë më shtrenjtë dhe praktikisht ka nxjerrë çdo gjë jashtë funksioni në tregun e brendshëm. Ekonomia shqiptare vetëm si rezultat i kësaj sot mbështetet tek importi dhe produktet e importeve”, shkruan Tabaku.
Ajo shprehet se duhet të sjellë një model ekonomik që shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet, ndërkohë kjo që po ndodh është e fokusuar tek pastrimi parave dhe korrupsioni.