Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me parqet arkeologjike në vend.
Contents
? Përmirësohen shërbimet në parqet arkeologjike!? Në vijim të punës së përbashkët të DRTK Vlorë dhe projektit kërkimor shkencor shqiptaro-zviceran (Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës), për muzealizimin e parkut arkeologjik të Orikut dhe prezantimin e monumenteve të dala nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare si dhe duke qënë se ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, monumentet e qytetit antik të Orikut u pasuruan me tabela të reja shpjeguese.? Tabelat përmbajnë informacion të ri, e pak të njohur për publikun dhe komunitetin shkencor.Ato prezantojnë të dhëna të reja për teatrin antik, kishën mesjetare, fortifikimin jugor dhe verior, si dhe për banesat mesjetare të dokumentuara nga gërmimet arkeologjike. Tabelat me informacionin e pasuruar, përmirësojnë infrastrukturën e brendshme të parkut arkeologjik të Orikut, i cili është një prej siteve arkeologjike më shumë të vizituar, gjatë sezonit #turistik.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti njofton se shërbimet në parqet arkeologjike janë përmirësuar, pasi janë pasuruar me tabela të reja shpjeguese.
Sakaq shton se këto tabela te parku arkeologjik i Orikut do të prezantojnë të dhëna të reja për teatrin antik, kishën mesjetare, fortifikimin jugor dhe verior, si dhe për banesat mesjetare të dokumentuara nga gërmimet arkeologjike.
Postimi i plotë:
? Përmirësohen shërbimet në parqet arkeologjike!
? Në vijim të punës së përbashkët të DRTK Vlorë dhe projektit kërkimor shkencor shqiptaro-zviceran (Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës), për muzealizimin e parkut arkeologjik të Orikut dhe prezantimin e monumenteve të dala nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare si dhe duke qënë se ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, monumentet e qytetit antik të Orikut u pasuruan me tabela të reja shpjeguese.
? Tabelat përmbajnë informacion të ri, e pak të njohur për publikun dhe komunitetin shkencor.
Ato prezantojnë të dhëna të reja për teatrin antik, kishën mesjetare, fortifikimin jugor dhe verior, si dhe për banesat mesjetare të dokumentuara nga gërmimet arkeologjike. Tabelat me informacionin e pasuruar, përmirësojnë infrastrukturën e brendshme të parkut arkeologjik të Orikut, i cili është një prej siteve arkeologjike më shumë të vizituar, gjatë sezonit #turistik.