Kryetari i Partisë së Lirisë kreu një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, në selinë blu. Protestat dhe zgjedhjet lokale të 14 majit ishin në fokus të bisedës së tyre. Në daljen për gazetarët, Meta nuk foli me detaje por u shpreh se vendimin e rëndësishëm do ta japë vetë Berisha. Ai vijoi akuzat ndaj Edi Ramës se korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë. Meta tha se kanë marrë një vendim që do ta bëjë publike vetë Berisha.
“Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për ti përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre.
Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje” – u shpreh Meta.
Meta u shpreh se partia që drejton do të vijojë të mbështesë Partinë Demokratike në të gjitha kërkesat e saj, që i konsideroi të drejta dhe legjitime.