Ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka qenë pjesë e një takim me homolgët e NATO-s për çështjen e Kosovës në Oslo. Ajo shkruan se aty ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR.
“Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën
Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi.
Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.
Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës
Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.”– shkruan Xhaçka.