Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët. Gjatë fjalës së tij ai ka akuzuar qeverinë se ajo po i shpërfill ata. Meta premtoi se në mandatin e parë të tyre, opozita do të bëjë gjithçka që të dyfishohen pensionet.
“Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend. Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund për emigrantët. Shohim sesi e shpërndan këtë të ardhur qeveria. Një pjesë e madhe prej jush, kur shëndeti është një sfidë e madhe.
Rimbursimi i barnave nuk po funksionon. Shpreh solidaritetin më të madh të PL-së me të gjithë ju dhe të gjithë pensionistët. Mbështetja për ju do të jetë një prioritet shumë i madh për secilin prej jush. Në mandatin e parë në të ardhmen do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet” – tha Meta.