Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano shkruan se BE po vazhdon përpjekjet për të ulur tensionet mes dy vendeve.
“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.