Presidenti i SHBA-ve dhe i Rusisë kanë lavdëruar bisedimet e tyre në Gjenevë dhe kanë arritur një përparim konkret në takimin e tyre të parë që nga viti 2018. U deklaruan mosmarrëveshjet, u shpreh Presidenti Joe Biden, por jo në një mënyrë hiperbolike. Ai tha se Rusia nuk dëshironte një Luftë të Ftohtë të re.
Presidenti rus Vladimir Putin nga ana tjetër deklaroi se Biden ishte një burrë shteti me përvojë dhe të dy “flisnin të njëjtën gjuhë”. Bisedimet zgjatën rreth tre orë, më pak kohë nga sa ishte planifikuar. Biden tha se ata nuk kishin nevojë të kalonin më shumë kohë duke folur dhe tani ekzistonte një perspektivë e mirëfilltë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.
Të dy palët ranë dakord të fillojnë një dialog mbi kontrollin e armëve bërthamore. Ata gjithashtu thanë se do të kthejnë ambasadorët në kryeqytetet e njëri-tjetrit. Kujtojmë se të dërguarit u tërhoqën reciprokisht në mars, pasi SHBA-të akuzuan Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2020.
Si një dhuratë për udhëheqësin rus, Biden i solli Putinit një palë syze dielli tip ‘Aviator’, një stil i favorizuar nga presidenti i SHBA-ve, dhe një skulpturë kristali të një bizoni. Bizoni është një nga gjitarët më madhështorë të kombit tonë dhe përfaqësues i forcës, unitetit e qëndrueshmërisë. Nuk është ende e qartë nëse Putin i dha Biden një dhuratë. Në vitin 2018, lideri rus i dha ish-Presidentit Donald Trump një top futbolli pas një takimi në Helsinki, Finlandë.
Sidoqoftë, kishte pak shenja të marrëveshjes për çështje të tjera, përfshirë sigurinë kibernetike, Ukrainën dhe fatin e liderit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili aktualisht po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë në një koloni penale. Biden tha se do të kishte “pasoja shkatërruese” për Rusinë nëse Navalny vdiste në burg.
Çfarë diskutuan udhëheqësit?
Para samitit, të dy palët deklaruan se marrëdhëniet kishin prekur fundin. Putin bëri me dije për një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e të burgosurve, duke thënë se ai besonte se mund të gjendeshin kompromise. Në lidhje me sulmet kibernetike, ai largoi akuzat për përgjegjësi ruse, duke thënë se shumica e sulmeve kibernetike në Rusi e kishin origjinën nga SH.B.A.
Biden u shpreh ata diskutuan për infrastrukturat kritike, të tilla si uji ose energjia, të cilat duhet të qëndrojnë “jashtë kufijve” ndaj sulmeve të piraterisë ose sulmeve të tjera. “E pashë atë dhe thashë si do të ndiheshit nëse ‘ransomware’(program i krijuar për marrjen e të dhënave të serverëve dhe mund të paralizojë një organizatë të tërë, redaksia) do të merrte kontrollin e tubacioneve tq naftës nga fushat tuaja? Ai u përgjigj se do të kishte rëndësi,” tha Biden, duke shtuar se nëse Rusia shkel këto “normat themelore”, SHBA do të hakmerret.
Të dy palët ndryshuan ashpër për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën për të protestuar. Putin hodhi poshtë shqetësimet e SHBA në lidhje me Navalny, i cili kohët e fundit ndërmori një grevë urie 24-ditore. Ai tha se Navalny kishte injoruar ligjin dhe e dinte se do të përballej me burg kur të kthehej në Rusi pasi kishte kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani. Navalny ka deklaruar se ai ishte helmuar me urdhër të Putinit, një akuzë që Putin e mohon.
Ai tha se Rusia nuk dëshironte trazira në territorin e saj të krahasueshme me trazirat e Kapitolit ose lëvizjen Black Jets Matter. Biden hodhi poshtë komentet e Putin rreth Black Lives Matter duke i përcaktuar si “qesharake” dhe konfirmoi se të drejtat e njeriut janë “gjithmonë mbi tavolinë”.
I pyetur pse Rusia do të donte të bashkëpunonte me SHBA, Z. Biden tha se ishte “në një pikë shumë, shumë të vështirë tani”. “Ata janë duke u shtrënguar nga Kina. Ata duan që dëshpërimisht të mbeten një fuqi e madhe,” u tha ai gazetarëve, pak para se të largohej nga Gjeneva.
Në një moment gjatë konferencës së tij për shtyp, presidenti amerikan u duk ndërkohë që aprovonte me kokë ndaj pyetjes se një gazetari që e pyeti nëse ai i besonte Putinit. Kur një reportet i CNN pyeti Biden pse ishte i bindur se Putin do të ndryshonte sjelljen e tij, presidenti amerikan u irritua dukshëm, duke u përgjigjur: “Nëse nuk e kuptoni këtë, jeni në biznesin e gabuar”. Ai më vonë kërkoi falje për të qenurit një “djalë i mençur”.
Korrespondentja e BBC Moskës Sarah Rainsford thotë se Putin ishte i etur të nënvizonte disa herë se Rusia ishte një fuqi bërthamore – një vend i rëndësishëm, me një ekonomi më të vogël se ajo e SH.B.A., por që ende kishte rëndësi pasi kjo ishte arsyeja pse Z. Biden kishte ardhur për të biseduar tek ai.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/