Sekretari për Emigracionin në PD, Indrit Hoxha në një deklaratë për mediat bëri me dije se partia Socialiste ka zhvilluar një takim brenda ambasadës në Athinë.
Hoxha tha se PD dënon ashpër këtë shkelje, pasi po cënohet kreatibiliteti i ambasadës duke përfshirë flamuj partiakë në këto ambiente.
“Ambasada e republikës në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të PS. Informacionet e PD bëjnë me dije se aty do zhvillohen takime elektorale. Futja aty e flamujve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit. Shfrytëzimi i këtyre ambienteve është një rekord i zi që nuk i bën nder asnjë partie socialiste normale. PD dënon me forcë këtë shkelje dhe i bën thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime. Si dhe dënon përfshirjen e një atasheu me punë ushtaraku, cënon jo vetëm dinji9tetin e forcave por ul kreatibilitetin e ambasadës. Bëjmë thirrje bashkëkombësve që të na informojnë për çdo gjë”, tha ai.