Takimi Erdogan-Putin/ Vazhdimi i marrëdhënieve Turqi- Rusi, me rëndësi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të zhvilluar në Soçi të Rusisë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, u shpreh se “ka dobi të mëdha në vazhdimin e marrëdhënieve tona Turqi-Rusi duke u forcuar çdo ditë e më shumë”.

“Hapat që kemi hedhur bashkë lidhur me Sirinë paraqesin një rëndësi të madhe. Edhe paqja atje është e lidhur sërish me marrëdhëniet e Turqisë dhe Rusisë”, tha presidenti Erdogan.

Putin tha se investimet e Turqisë në Rusi arritën në 1.5 miliardë dollarë, ndërsa investimet ruse në Turqi 6.5 miliardë dollarë, duke theksuar se të gjitha projektet vazhdojnë në mënyrë të planifikuar.

“Vëllimi tregtar dypalësh Turqi-Rusi u rrit përafërsisht 50 për qind në 9 muajt e parë të këtij viti”, tha ai.

Duke folur për Malësinë e Karabakut, Putin theksoi se “bashkëpunimi ynë është një element i rëndësishëm si në arritjen e armëpushimit ashtu edhe në arritjen e një paqeje më të qëndrueshme në të ardhmen”.

Më tej, presidenti rus lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë theksoi se bashkëpunimi vazhdon me sukses në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se, “Këtu e kam fjalën për qëndrimet tona mbi Sirinë dhe Libinë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *