Procedurat e divorcit dhe ndarja e kujdestarisë së fëmijëve mes çiftit Shakira Pique po vazhdojnë, por kjo nu ki ka larguar nga njeri- tjetri çiftin e famshëm. Duket që ylli i muzikës po e harron tradhëtinë e Piques me yllin e Captain America, Chris Evans.
Një ditë më parë, këngëtarja kolumbiane zbarkoi në Kaliforni me fëmijët e saj për të kaluar disa ditë pushimi, ndërsa futbollisti spanjoll është i përqendruar në Miami, ku po luan turneun e tij në Shtetet e Bashkuara. Një situatë që të dy mund të përfitonin për t’u takuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që i ndajnë në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Një takim që nëse ndodh, do të jetë në një hapësirë “neutrale” për të dy, që është territori i SHBA-së.
Siç zbulohet nga programi argëtues ‘Chisme No Like’, Shakira u largua nga Spanja me fëmijët e saj pavarësisht refuzimit të Gerard Piqué. Kolumbianja mbërriti në San Diego të Kalifornisë, ku pret një “takim urgjent” me ish-partnerin e saj.
Një nga elementët që ka shkaktuar më shumë dyshime në media është destinacioni i zgjedhur nga Shakira, pasi kolumbianja mund të vendosej në qytete të tjera ku ka shtëpi.