Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim me kryebashkiakët e emëruar në votimet e 30 qershorit, u ka kujtuar këtyre të fundit SPAK-un dhe burgun në rast abuzimesh me tenderët publikë.
Me anë të një postimi të bërë të ‘Twitter’, Basha shkruan se, Rama mund t’i lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar, mirëpo shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka.
Ja postimi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha në rrjet:
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!
Gjatë mbledhjes me dyer të hapura që Rama zhvilloi me kryebashkiakët, lajmëroi që Fatos Tushe, i cili ndodhet në burg për korrupsion, është përjashtuar nga Partia Socialiste”.
/Priza.al/