Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas takimit të zhvilluar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Tabaku bëri me dije se në takimin me ambasadoren Kim kanë diskutuar për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.
“Moment i rëndësishëm për të bërë transparencë. U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze. Besoj do të nxjerrë një deklaratë ambasada”, tha Tabaku.