Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar këtë të enjte me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se Kim ka përcjellë shqetësimin në lidhje me financimet e partive politike.
Sakaq shtoi se Kuadri Ligjor ka ende nevojë për përmirësim.
“Kim përcolli shqetësimin për financimet ruse. Ngelet për t’u parë në vazhdim. Kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim. Mendoj se në vijim do të ketë ndryshime, faleminderit”, tha ai.