Takimi me Bashën/ Gabriel Escobar jep mesazhin e fortë pas vizitës në Selinë e PD

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ka folur për mediat ku ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Bashën.

Escobar gjithashtu e ftoi atë për një vizitë në SHBA dhe gjithashtu mësohet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë lufta ndaj korrupsionit.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë. Është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj Nato-s dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet.

Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi  të zhvilloj bisedime të tjera këtë  pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres ta takoj Bashën në Ëashington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Mesazhi i tij ishte i qartë, ndërsa Sali Berisha është shpallur “non grata” në SHBA, zyrtari i lartë amerikan ftoi Lulzim Bashën për një vizitë në Ëashington.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *