Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit me kreun e PD, Sali Berisha në selinë blu.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes PL dhe PD. Më tej, ai paralajmëroi fitore të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.
“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.