Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrel, tha në një deklaratë për mediat se kishte dhënë si opsion për një takim të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 11 maj, por ky takim nuk u realizua.
Kryeministri Kurti tha se nuk shkon në takime për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht. E për t’ju përgjigjur kësaj deklarate, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ia ka kthyer në të njëjtën monedhë Kurtit, duke thënë se mund të shkojë për takim në mes të qershorit vetëm nëse nuk ka ndonjë detyrim tjetër dhe nëse është i lirë. “Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç nga Praga.
Kreu i shtetit serb ka thënë se është gjithmonë i gatshëm për dialog, meqë kjo sipas tij është në të mirë të dy popujve.