Ndihmës sekretari amerikan Jim O’Brien me anë të një postimi në X ka ndarë disa detaje nga takimi me presidenten Vjosa Osmani.
O’Brien shprehet se Amerika është krenare që e mbështet Kosovën.
“Jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Diskutuam gjithashtu nevojën urgjente për të riafirmuar Dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruan O’Brien.