Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka komentuar takimin e sotëm me strukturat e Partisë së Lirisë, ku u prezantua nga Ilir Meta.
Në një reagim në rrjete sociale, Boçi shkruan se e priti me kënaqësi ftesën e Metës për të qenë në takim, ndërsa shprehet optimist për rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.
“E prita me kënaqësi ftesën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë në takim me strukturat e aleatëve tanë në funksion të zgjedhjeve të 14 majit!
Kam bindjen se për të sjellë ndryshimin e pritshëm në Elbasan do të duhet të jemi bashkë jo vetëm si forca opozitare, por mbi të gjitha si qytetarë që e duam dhe na dhemb gjendja e qytetit sot! #Ndryshojmënë14maj”, shkruan Boçi.