Takimi Rama-Scholz/ Kancelari: Gjermania, partner i ngushtë i Shqipërisë drejt BE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë në plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

Ai tha se vendi ynë është një shembull i mirë për të gjithë vendet e rajonit dhe u ndal konkretisht tek ratifikimi i tri marrëveshjeve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e fundit, vendet pjesëmarrëse nënshkruan tri marrëveshje. Shqipëria priu e para në rajon me shembull të mirë dhe në janar I ratifikoi marrëveshjet. Ky është model i mirë për rajonin dhe përparimin e tij. Integrimi 6 vendeve në BE, për qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë që t’i presim sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë në BE. Përparimet e Shqipërisë është një sinjal shumë i mirë” – u shpreh kancelari gjerman.

Scholz tha se marrëdhëniet bilaterale Gjermani-Shqipëri janë të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet bilaterale mes nesh janë të shkëlqyera. Ne jemi të gëzuar, që e llogarisim Shqipërinë si partnere të rëndësishme në sferën ndërkombëtare. Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë në rrugën drejt BE” – tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *