“Takohem vetëm me femrat me ngjyrë”/ Ky është kushti i vetëm që John Boyega ka për partneren e ardhshme

Aktori dhe producenti i njohur britanik John Boyega ka ndarë një pjesë nga jeta e tij personalenë lidhje me atë po kërkon nga një partnere. 30-vjeçari edhe pse kurrë nuk i ka bërë publike lidhjet e tij kjo nuk do të thotë se ai nuk është në kërkim të dashurisë.

I pyetur nëse do të fokusohet në lidhje dashurore pasi ka qenë mjaft i përkushtuar në punë, ai tha se: “Të dyja janë prioritet. Unë jam 30 vjeç tani. Kam punuar vetëm për të gjetur paqen për veten. Kur isha në kolegj, unë isha ai djali që kisha shumë femra.”

Në një intervistë me ‘GQ Hype’ aktori shprehet se: “Takohem vetëm me femrat me ngjyrë, pastaj ka të bëjë me kiminë, personalitetin, qëllimet. Jam shumë i disiplinuar në llojin e grave me të cilat flas.”

John ka qenë i preokupuar duke folur shpesh për rëndësinë që kanë njerëzit me ngjyrë. “Njerëzit me ngjyrë kanë pasur gjithmonë rëndësi. Ne kemi qenë gjithmonë të rëndësishëm. Ne gjithmonë kemi menduar diçka. Ne kemi pasur gjithmonë sukses. Nuk mund të pres më”,- deklaroi John në protestën e organizuar pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd në vitin 2020.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *