Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky këst iu vjen në ndihmë pensionistëve dhe kategorisë më në nevojë.
“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.