Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në policinë greke një person, i cili ka tentuar ta përdhunonte. Mësohet se një taksist i cili dyshohet se është shqiptar, ka tentuar të përdhunojë vajzën, emri i së cilës nuk bëhet me dije. Ajo kishte marrë një taksi në zonën Exarchia, Athinë, për t’u drejtuar në banesën e saj, por rruga e zgjedhur nga taksisti nuk ishte e duhura. Adresa që vajza i kishtë dhënë taksistit ishte në rrugën Karavia, por ai ndërroi drejtim dhe u kthye në një rrugicë të errët. Aty vajza filloi të kuptoi se diçka nuk shkonte.
Pasi u sigurua që të mbyllte dyert e makinës, agresori tërheq vajzën nga këmbët dhe tenton t’i heqi pantallonat. Gjithashtu mësohet se e ka goditur me thikë në gjoks duke e mallkuar.
Vajza ka bërë rezistencë, dhe për fatin e saj të mirë disa persona po kalonin në afërsi dhe ajo filloi të bërtiste. Kalimtarët i erdhën në ndihmë, ndërsa taksisti i frikësuar hapi derën, e la vajzën të lirë dhe u zhduk nëpër rrugicat e Patissia-s.
Vajza e tronditur i ka dhënë policisë një përshkrim të plotë të ngjarjes, edhe pse targën e mjetin nuk ka qenë në gjendje ta marri.
Nëna e vajzës tregon për Protothema.gr: “Siç më tha vajza ime, autori i krimit është një i huaj dhe ai e mori atë nga sheshi i Exarchia për ta sjellë në shtëpi dhe e mbylli atë në taksinë në Eugenios Karavia. Vajza ime reagoi dhe ndërsa një grup po kalonte, ajo bërtiti me të madhe “ndihmë”. Grupi e dëgjoi atë dhe vrapoi drejt saj. “Pastaj shoferi u frikësua dhe i hapi asaj bravën, dhe kështu ajo arriti të dilte nga automjeti”.