Taktikat e ‘frikësimit’ për nënshkrimin e marrëveshjeve, të pathënat e kontratës së Shqipërisë me Pfizer

Një raport i publikuar nga “Public Citizen” zbulon se kompania farmaceutike Pfizer përdori ‘taktikat frikësimi’ në negociatat për kontratat e nënshkruara për furrnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Sipas këtij dokumenti dispozitat e përfshira në kontrata parashihnin kufizime për marrjen e donacioneve në vaksina nëse ata pranonin të furnizoheshin nga Pfizer, duke i detyruar këto vende të hiqnin dorë nga sovranisteti i tyre juridik për tiu iu drejtuar arbitrazheve ndërkombëtare nëse kishin mosmarrveshje. Ata detyroheshin gjithashtu të dorzonin pasuritë e tyre shtetërore nëse nuk paguanin dot kontratat.

Midis vendeve kontratat sekrete të të cilave ka arritur të sigurojë “Public Citizen”, një OJF amerikane e njohur ndërkombëtarisht, qëllimi primar i së cilës ësshtë mbrojtja e konsumatorëve, është edhe Shqipëria.

Në fakt ajo që del nga raporti është krejt e ndryshme me historinë propagandistike të suksesit që na është treguar ne në Tiranë. Një javë më parë, drejtori i përgjigjshëm i Pfizer, Albert Burla erdhi për vizitë në Shqipëri dhe u bë pjesë e mitizimit të rolit të Edi Ramës në sigurimin e vaksinave.

“…unë e njihja kryeministrin jo vetëm se ai është një udhëheqës shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe në përgjithësi në Evropë. Kam pasur kënaqësinë ta takoja atë vitin e kaluar në kohën kur sapo kishte filluar pandemia kur ai vullnetarisht erdhi në Nju-Jork për të diskutuar furnizimin me vaksina për vendin e tij” tha drejtori i Pfizer para gazetarëve. “Për mua kjo ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar se vaksinat do të përdoren te qytetarët dhe ne ishim të lumtur që mund të ndihmonim Shqipërinë” shtoi ai.

Pak muaj më parë gjatë fushatës elektorale Rama do të mburej ne vetë të parë me këtë episod që përforconte thënien e tij të këtij fillim viti: “Ju po vaksinoheni ngaqë më keni mua”.

“Unë po ju sjell rastin kur morëm rrugën deri në Nju Jork për të takuar të parin e pfizerit. Nuk ka më tha. Do ta konsiderojmë patjetër kërkesën tuaj, por nuk ka për momentin. Nuk i dola nga zyra. Deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që kjo është ana e mirë e imja” tha kryeministri në prill gjatë një takimizgjedhor me socialistët e Librazhdit.

Por sipas Think Thenk-ut amerikan, “Public Citizen”, në kontratat e nënshkruara nga vende si yni kompania Pfizer i ka detyruar që të pranojnë kuushte abuzive dhe të pandershme për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Vende si Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane dhe Peruja kanë qenë të detyruar të pranojnë një formë “bullizmi” duke negociuan me gjigandin farmaceutik amerikan.

Për të ilustruar atë që thotë OJF amerikane jep një shembull. Sipas saj në Shqipëri, Brazil dhe Kolumbi, Pfizer i ka lejuar vetes të rishikojë afatet e dorëzimit të vaksinave në çdo kohë, dhe shteti që i pret ato duhet të pajtohet pa kërkuar sanksione për mosdorëzimin e dozave. Por ama jo të gjitha vendet e kanë ulur kokën kështu. Public Citizen raporton se gjigandi farmaceutik gjithashtu u përpoq të përfshijë një dispozitë të ngjashme në marrëveshjen me Afrikën e Jugut, por ky vend e hodhi poshtë këtë dispozitë dhe Pfizer u detyrua ta heqë atë.

Në raport thuhet se Pfizer ka të drejtën që të bëjë qeveritë të heshtin në lidhje me kontratat e lidhura për furnizimin me vaksina.

Po ashtu Pfizer ka të drejtë që të kontrollojë donacionet e vaksinave. Për shembull, nuk lejohet marrja e donacioneve të vaksinave të tjera pa miratimin e Pfizer.

Në kontratë, Pfizer i detyron këto qeveri që të paguajnë gjoba ose të përballen me padi në rast se shkelin ligjet e pronës intelektuale.

Më tej thuhet se në rast të shkeljeve të vërejtura, çështjet nuk do të shkojnë në gjykata publike, por do vendosen nga arbitrazhet private. Gjithmonë çështjet do të gjykohen në sekret të plotë.

Në rast se shtetet humbasin gjyqet ndaj Pfizer, bien dakord se Pfizer mund të sekuestrojë asetet publike të këtyre vendeve. Edhe në rast se nuk bëhen pagesat, Pfizer mund të konfiskojë asetet shtetërore, qofshin këto llogari bankare jashtë vendit apo aksione në kompani të ndryshme.

Këto janë para disa nga kushtet shumë diskriminuese dhe arrogante që i është dashur të pranosjë Shqipëria si disa prej vendeve të tjera në zhvillim. Dhe kjo anë tjetër e medalies që na tregon raporti “Public Citizen”, qëndron shumë larg rëfimit propagandistik që tregohet në Tiranë, se ne arritëm të marrim vaksinat pasi udhëhiqemi nga një lider i njohur në Europë, që nuk të shqitet nga dera kur bëhet fjalë për interesat e popullit të tij.

/Burimi: Lapsi.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *