Talebanët janë shumë afër kontrollit të plotë të Afganistanit, pasi në duart e qeverisë ka mbetur vetëm kryeqyteti Kabul.
SHBA ndërkohë ka nisur evakuimin e anëtarëve të stafit të ambasadës në Kabul. Ata u dërguan në aeroport mëngjesin e sotëm, ku u panë të hipnin në 6 aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.
Ishte presidenti Biden, i cili autorizoi dërgimin e 5,000 trupave shtesë në Afganistan për sigurimin e personelit amerikan dhe atij aleat dhe për një evakuim të afganëve që ndihmuan trupat amerikane në misionin e tyre.
Militantët morën kontrollin e Jalalabad sot, ndërsa ditën e djeshme morën bastionin verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif.
Shtetet e Bashkuara janë në bisedim e sipër me shumë vende, ndër to edhe Shqipëria për strehimin e afganëve bashkëpunues.
Planet janë konfirmuar, ndërsa Shqipëria ka dhënë disponibilitetin e saj duke qenë edhe vend anëtar i NATOS. Bëhet fjalë për një prezence të përkohshme e këtyre refugjatëve në vendin tonë.
Edhe Kanadaja ka konfirmuar pranimin e 20 mijë civilëve afganë.
/Priza.al