Pasi ka fituar trofeun “Kopa” dhënë nga ‘France Football’ pas ditë më parë, Pablo Martín Páez Gavira, i njohur më mirë si Gavi, është edhe fitues i çmimit ‘Golde Boy’ për vitin 2022. Është hera e parë, në 20 edicionet e këtij çmimi, që dy lojtarë nga i njëjti klub fitojnë në radhazi, pasi fitues i vitit 2021 ishte Pedri, po nga Barcelona.
“Të gjithë lojtarët e rinj ëndërrojnë ta fitojnë këtë trofe. Jam shumë krenar”,- tha, talenti katalanas në një video-mesazh të transmetuar në konferencën për shtyp të mbajtur në hotelin luksoz Villa Igiea, në Palermo të Siçilisë.
“Ai është një lojtar i madh, idhulli e të cilit është Verratti”,- tha Massimo Franchi, gazetar i ‘Tuttosport’ dhe ideolog i këtij trofeu, që synon të shpërblejë lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në Europë. “Ky trofe është bërë pikë referimi. Të rinjtë e dinë se fitimi i tij është një hap drejt lavdisë. Ne krijuam diçka të madhe”,- theksoi drejtori i të përditshmes sportive me qendër në Torino, Guido Vaciago, duke dhënë si shembull listën e pesë fituesve të fundit (Mbappé, De Ligt, João Félix, Haaland dhe Pedri): “Ata e vlerësuan atë në të paktën gjashtë herë.”
Gavi mundi konkurrencën e fortë. Votat e gazetarëve ishin të afërta mes mesfushorit të talentuar katalanas dhe treshes së formuar nga Bellingham (Dortmund), Camavinga (Real Madrid), Musiala (Bayern), të gjithë, për kuriozitet, i përkasin ‘Top 5’ të edicionit 2021. Paralelisht, votohet edhe për versionin online të çmimit, në faqen zyrtare të ‘Tuttosport’, e cila tashmë ka marrë më shumë se 1.2 milionë vota dhe në të cilën duket i pozicionuar mirë mbrojtësi i Benficas, 18-vjeçariAntónio Silva.