Talenti shqiptar ‘çmend’ spanjollët! Pas Romës, ja ku mund të transferohet Marash Kumbulla

Marash Kumbulla po cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në Seria A për të cilin Roma investoi afro 25 milionë euro.

Kumbulla për Romën ishte një nga investimet më të rëndësishme një vit më parë, por situata ndryshoi shumë me ardhjen e Jose Mourinho. Portugezi nuk e sheh si titullar Kumbullën dhe për këtë arsye lojtari mund të ndryshoj ambient gjatë merkatos së janarit. Kumbulla vijon të ketë ende admirues, jo vetëm në Serie A, por edhe në La Liga.

Kumbulla

Sipas mediave spanjolle, Sevilla është gjithashtu e interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit. Në fakt klubi andaluz e ka kërkuar edhe më herët Kumbullën, kur ishte pjesa e Verona, ndërsa tani është mundësia e radhës për të afruar shtatlartin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *