Talibanët me armë në studion televizive: Mos kini frikë nga…

Çfarë do të thotë të ngrysesh në demokraci e të gdhihesh në diktaturë? Këtë e shpjegojnë këto pamje.

Militantët talibanë të armatosur dhe me uniforma ushtarake, sipas modelit të tyre tradicional, mësynë në një studio televizive ku vitet e fundit janë zhvilluar debate mes akademikësh, politikanësh e përfaqësuesish të shoqërisë civile.

Pasi talibanët pushtuan gjithë territorin e Afganistanit, vendin e tyre e zunë këta militantë, të cilët në duar mbanin armë automatike të marra jo vetëm në depot e braktisura nga amerikanët, por edhe të prodhimeve të mëhershme ruse si Kallashnikovi. Ndonjë prej tyre mbante veshur edhe jelek me vend të posaçëm për granata e bomba.

Edhe pse qëndronin në pozicion gatishmërie, militantët kishin ardhur në studio vetëm për të shoqëruar komandantin e tyre, i cili kërkonte vetëm t’i thoshte popullit se nuk duhej të kishte frikë nga Emirati Islamik, forma e regjimit që do të ndjekin talibanët tani e tutje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *