Talibanët shpallin qeverinë, ja kush është udhëheqësi i ri i Afganistanit

Talibanët kanë njoftuar ditën e sotme krijimin e qeverisë së re në Afganistan, e cila do të jetë e përkohshme.

Grupi i talibanëve ka bërë me dije disa nga emrat e ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan, ku Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar ndërsa Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm. Udhëheqësi i qeverisë së re ka qenë shefi i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve ‘Rehbari Shura’.

Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *