Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.
Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.
Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik.
Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP.
Liderët talibanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.
Prej marrjes së pushtetit nga talibanët, zyrtarë të Perëndimit dhe aktivistë, bashkë me disa brenda Afganistanit, kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave nën rregullin ekstrem konservator të udhëheqësisë së talibanëve