Tallava me para publike/ Kompanisë së pezulluar nga SPAK për inceneratorët, Spartak Kovaçi i UKD i “fal” 500 milionë lek (Dokumenti)

Kryefjala e ditëve të sotme vijojnë të mbeten Seks- Drogë dhe Tendera, dhe për këtë të fundit do flasim në këtë shkrim pasi Tenderi është shpallur pa garë, por dhe kompania fituese del e përfshirë në 24 firmat famëkeqe të Inceneratorëve.
Sipas OpenProcurement Drejtori Spartak Kovaçi ka firmosur një tender plot 500 milion lekë në mungesë të konkurrencës duke ngritur dyshimet e një gare të qepur dhe paracaktuar, sepse nuk ka pasur garë, por mungesë të plotë konkurrence.

Objekti i këtij tenderi është: Ndërtim puse duplikant, rrethim dhe pastrim të puseve ekzistuese në zonën e shërbimit të shoqërisë rajonale UK Durrës. Me numër Referencë -68411-05-05-2023. Tenderi u çel në 14 maj dhe data e shpalljes së fituesit ishte data 14-06-2023.
Cilat janë dyshimet?
Në garë mori pjesë vetëm një konkurrent, bashkim i tre operatorëve AKM shpk – Alba Konstruksion shpk dhe A.SH. Engineeringshpk.
Kleçka qëndron se përveç se ka dalë me flamur të kuq ortakët e kompanisë janë emra të lakuar negativisht nga SPAK.
Kompania A.SH. Engineeringshpk me administrator Arian Shtëmbari dhe Aleksandër Rukaj me objekt veprimtarie: “Ndërtim, projektim, zbatim, mbikqyrje, kolaudim, ristrukturim etj, të objekteve sociale, kulturore, ekonomike, industriale, objekte banimi.

Ka drejtues Teknik Edmond Sheshin një emër që opozita e ka denoncuar për lidhje me inceneratorët. Më parë ky person ka pasur nën administrim kompaninë “BestService”. Kjo kompani u pezullua për evazion fiskal.

Pasi ka lëshuar fatura për shërbime me vlera super të larta. Në këto kushte janë kthyer në borxhlinj të shtetit me vlerë 421.316.958 lekë.

Të dhënat e mësipërme janë zyrtare, referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Por çfarë ka ndodhur?

Pasi Edmond Sheshit i është pezulluar, firma e tij, ai është bashkuar me dy ortakët e tjerë Arian Shtëmbari dhe Aleksandër Rukaj për të hyrë edhe njëherë në lojën e tenderave.

Nga ekstrakti i QKB të firmës A.SH. Engineeringshpk rezulton se II. Me datë 21.04.2021, me vendim të ortakut të vetëm, emërohet drejtuesi teknik Audituesin Energjitik të Certifikuar Edmond Sheshi.

Lindin disa pyetje për drejtorin e Ujësjellës Kanalizimit Durrës: Nëse kishte dijeni se plot 500 milion lekë po ja jepte personave që SPAK u ka pezulluar licencën?

Si ka mundësi që drejtori e jep tenderin thuajse kokë më kokë me tavanin që ishte vendosur. 500 milionë lekë ishte vlera e ofruar nga “UKD” dhe bashkimi i tre firmave e ka përlarë me 492 milionë lekë, 99% e vlerës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *