Komisioni për Reformën Territoriale është mbledhur këtë të martë, ku është shoqëruar dhe me debate.
Bashkëkryetaret Dhurata Çupi dhe Anila Denaj janë ‘përplasur’ me njëra-tjetrën për raportin e ekspertëve të PS për hartën territoriale.
Çupi e ka konsideruar si tallje raportin e mazhorancës karshi qytetarëve.
Pjesë nga biseda:
Çupi: Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklaratës së Ballës.
Denaj: Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj.