Që Emiliano Martinez është një personazh jo aq i parëndësishëm, e kemi kuptuar prej disa kohësh. Ndërkohë, në fushë, fillimisht me ndërhyrjen e bujshme të shpëtimit ndaj Kolo Muani dhe më pas te penalltia e ekzekutuar nga Coman, portieri argjentinas u shndërrua në hero.
Por mbi të gjitha jashtë fushës, mes një gjesti jo tamam si të një lordi anglez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe një provokimi pas ndeshjes, që tashmë ka nisur të bëjë xhiron e botës. Konteksti ishin festimet pas Argjentinë-Francë në dhomat e zhveshjes së kampionëve të rinj të botës.
I targetuari? Kylian Mbappé, njeriu që u përpoq në çdo mënyrë të mundshme për ta rikthyer kupën në Paris. Mjeti për të përjetësuar gjithçka? Celulari i Nicolas Otamendit, i cili më pas publikoi videon në rrjetet sociale.
Dedikimi i përshtatur për këtë rast: “Unminuto de silencio” (një minutë heshtje), ose më mirë një këngë e kënduar nga tifozët argjentinas për të kërkuar respekt ironik për një kundërshtar “që ka vdekur”.
“A minute of silence for … Mbappe!”
Emiliano Martinez during Argentina’s dressing room celebration.
(via nicolasotamendi30/Instagram) pic.twitter.com/dwm3IrUNWG
— ESPN FC (@ESPNFC) December 18, 2022
“Një minutë heshtje… për Mbappé që ka vdekur”, kështu kënduan lojtarët e “Selección”, të udhëhequr nga “Dibu”. Një tallje disi makabre dhe që, në fakt, tashmë ka nisur të ngjallë polemika, për shkak se shigjetoi lojtarin që me “hat-trick” e tij mahnitës i mbajti francezët në lojë deri në “ruletën” e penalltive.
Në realitet, edhe një trashëgimi e asaj që kishte ndodhur në ditët e mëparshme, mes goditjes së Mbappes dhe përgjigjes së Martinez. “Argjentina dhe Brazili nuk përballen me të njëjtin nivel konkurrence në Amerikën e Jugut, – kishte thënë francezi, – futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë. Kjo është arsyeja pse fituesit më të fundit të Kupës së Botës janë evropianë”.
“Ai nuk di mjaftueshëm për futbollin, – u përgjigj portieri i Aston Villa. – Ai kurrë nuk ka luajtur në Amerikën e Jugut. Nëse nuk e keni pasur këtë përvojë, më mirë të heshtni”.
Një “përleshje verbale” që u kthye në sfidë personale në Lusail. Mbappé fitoi në fushë, duke i shënuar Martinezit katër gola, tre prej të cilëve në 120 minutat lojë dhe një tjetër në serinë e fundit të penalltive. Sidoqoftë, fjalën e fundit e kishte “Dibu”…