Këtë të enjte si zakonisht po mbahet Kuvendi dhe tema e diskutimit është planifikuar të ishte kriza energjetike.
Por ajo që bie në sy është interesi i dobët nga ana e deputetëve për të marrë pjesë në seancën plenare lidhur me krizën energjetike, ku çdo ditë qytetarët tronditen me lajmin se ky do jetë dimri më i ashpër prej Luftës së Dytë botërore, pasi që shumë vende të paralajmërohet ngelin në terr. Mjafton një numërim i thjeshtë në sallën e Kuvendit dhe shihet se mungojnë mbi 80% e deputetëve, pasi numërohen vetëm 27 deputetë nga 140 që janë zgjedhur për të përfaqësuar zërin e popullit.
Prej 140 deputetëve, opozita numëron 8 deputetë dhe 19 mazhoranca.
Por çfarë detyre ‘morale’ dhe ligjore ka një deputet për mosprezencën në Kuvend?
Deputeti është ‘dera hyrëse’ i cili përcjell zërin e qytetarit lidhur me problematikat që këta të fundit kanë. Sipas ligjit nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” çdo deputet, edhe pse i zgjedhur në një zonë të caktuar zgjedhore dhe nga një parti politike e caktuar, përfaqëson të gjithë popullin.
Deputetët gëzojnë ‘pushtet të lartë’ por çfarë përfaqësojnë?
- Sipas ligjit nr 8550, neni 1 deputeti është përfaqësuesi i popullit në organin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë por deputetët po braktisin sallat. Vlen të theksojmë se miliona lekë dalin çdo muaj nga buxheti i shtetit për t’iu rimbursuar deputetëve dietat, karburantin, faturat telefonike apo edhe qiratë e shtëpive, edhe pse rezultojnë ‘pasanikë’. Paradoksalisht ata që përfitojnë më shumë, janë ata që flasim më pak në parlament. Të gjitha këto bëjnë që të ardhurat mujore të deputetëve të shkojnë deri në 1500 euro, pa përfshirë këtu rrogën.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj pagesën e disa prej deputetëve të cilët braktisin sallat:
- Deputeti i PS, Taulant Balla 135,262 lekë
- Deputetja e PD, Albana Vokshi 116,378 lekë
- Deputetja e PD, Ina Zhupa 116,378 lekë
- Deputeti i PS, Pandeli Majko 116,378 lekë
- Deputeti i PD, Bledion Nallbati 116, 378 lekë
Karriget mbeten bosh në Kuvend
Të zhytur në luks, deputetët po harrojnë funksionin për të cilët gëzojnë karrigen dhe se prej ku e përfitojnë pagën në fund të muaj. Përveç këtyre përfitimeve, me një pagë mujore bruto prej 156 mijë lekësh, paga e deputetit renditet si ndër më të lartat në hierarkinë e pagave në vendin tonë, menjëherë pas pagës së ministrit.
Të ardhurat mujore të deputetëve shkojnë deri në 2500 euro, ku për këtë arsye ata duhet të marrin pjesë në seancë pasi të gjithë të ardhurat i gëzojnë nga populli./Priza.al
Rritja e çmimit të energjisë/ Rama nga Gjirokastra: Na pret një dimër i vështirë