Talo Çela i shpëton përsëri policisë, arrestohet Klemend Xhaferri, krahu i djathtë

Forcat e RENEA-s blinduan sot në mënyrë të befasishme qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se ky operacion ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim nga operacioni “Plumbi i Artë”.

Kanë dalë detaje të reja nga aksioni në Elbasan ku burime bëjnë me dije se policia ka patur informacion për vendndodhjen  e Talo Çelës dhe mendonin se e kishin lokalizuar, por sërish ai nuk është gjetur nga policia.

Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona, por jo Talo Çela dhe as Suel Çela.

Ndërkohë mes personave të shoqëruar është edhe Klement Xhaferri.

Por kush është Klement Xhaferri:

Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

Po ashtu, ai u përmend edhe në dosjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj në Elbasan, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Sipas opozitës, ai ka qenë edhe pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan, ku simpatizatët demokratë u përplasën me ata të Partisë Socialiste, ndërsa mes tyre kishte dhe persona me precedentë penalë. Për vrasjen e ndodhur në Elbasan, ai u shpall në kërkim më 22 prill, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Por nuk u kap deri më sot.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *