Gazetarët dhe ekspertë kanë treguar dëshmi dhe të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bujshme atë të Nurdein Dumanit. Gazetari Julian Kasapi thotë se priste që të kishte arrestime të emrave të porositësve të ngjarjeve, duke i cilësuar të arrestuarit si “ushtarë”.
Ata janë thjesht ushtarë. Ne kemi hequr nga rrugët disa ushtarë dhe personat që bëjnë këtë histori, asnjëri prej tyre s’është arrestuar. Të dalësh në konferencë dhe të thuash që s’kemi arrestuar asnjë prej këtyre, është dështim. Kriminelët, në shumicën më të madhe prej tyre, kanë masa sigurimi. Edhe pse i shtohet masë sigurimi i tretë ndërkohë që ka 13 vite në arrati, ç’u pa kjo punë. Emrat që nuk janë kapur janë në Shqipëri”, tha Kasapi.
Ndërkohë, specialisti i sigurisë Ergys Muzhaqi tha se dekonspirimi është elitar dhe ka dalë përpara se emri i Dumanit të dilte në skenë.
“Nga informacionet që kam, dekonspirimi është më i hershëm se arrestimi i Dumanit. Ata kanë pësuar tërheqje para se të fliste Dumani. Kam përshtypjen që dekonspirimi është më i hershëm. Është goxha elitar si dekonspirim, se sa thjesht policët. I referohem drejtësisë, politikës, e kam informacion, e kam të kahershëm përpara se të dali Dumani në skenë”, tha Muzhaqi. /BW