“Tani që iku Bona, morëm fund”, Olta habit me deklaratën pas largimit të këngëtares

Ditën e sotme këngëtarja Valbona Mema doli nga shtëpia e Big Brother VIP.

Siç është bërë njoftimi Valbona është larguar për shkak se një familjar i saj ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Duket se ky njoftim i ka gjetur të papërgatitur banorët, teksa të gjithë janë shokuar.

Duke ndenjur në dhomën e ndenjes ka qenë Olta ajo e cila për të çdramatizuar situatën iu ka thënë vajzave të shtëpisë se tani që iku Bona do t’i kap zhuli.

“Ne morëm fund tani që iku Bona, do na kapi zhuli. Më falni po për ta çdramatizuar situatën. Ti s’ke marr pluhurat akoma. Unë në situata shumë dramatike më kap e qeshura. Nëse më shifni që qesh e kam ngërç e kam sqaruar 100 herë”, tha Olta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *