Mislav Orsic, një nga lojtarët më të mirë të Dinamos së Zagrebit ka pohuar në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Milanit, se ai dhe lojtarët e tjerë e kanë studiuar mirë kundërshtarin.
Dy humbjet radhazi ndaj Chelsea-t ka bërë që kuqezinjtë drejtuar nga Pioli të renditen në vendin e tretë dhe tani fitorja ndaj kroatëve dhe Salzburg kthehet në detyrim për ekipin italian. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit do të shprehej: “Ndeshja e parë në Milano ishte e vështirë për ne, por ne luajtëm mirë.
Pësuam gola të pafat dhe më pas ishte e vështirë të riktheheshim në lojë. Megjithatë ne i kemi studiuar mirë. Tani secili prej nesh ka një ‘foto’ të tyre”, u shpreh fillimisht 29-vjeçari.
“Ne duhet të jemi të guximshëm, ata kanë një ekip të shkëlqyer. Por ne duhet të jemi më të guximshëm dhe më të vendosur. Nuk ka shumë për të folur, kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një klubi të madh. Tifozët do të na japin një dorë”