Lideri çeçen Kadyrov ka kërcënuar kancelarin gjerman Olaf Scholz pas dorëzimit të tankeve të prodhimit gjerman “Leopard 2” në Ukrainë. Ai është shprehur se forcat pushtuese ruse do të kthehen në Gjermani. “Ne do të kthehemi atje është territori ynë. Gjermania Lindore na përket ne”, ka thënë Kadyrov.
Më tej lideri Çeçen ka thënë se tërheqja e trupave sovjetike nga territori i ish-Republikës Popullore Gjermane në vitet 1990 ishte një gabim. “Ish-presidenti Mikhail Gorbachev, duhet të ishin ndëshkuar si ‘tradhtar’”, tha lideri çeçen 46-vjeçar, forcat e të cilit po luftojnë në Ukrainë.
Ai gjithashtu pohoi se nuk ka frikë nga një konfrontim i mundshëm me NATO-n ose një luftë e afërt bërthamore.