Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka aksidentuar me automjet dy persona.
Mësohet se në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale G. A., është përplasur me një automjet tjetër ku për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.
Fatmirësisht të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin A. G, 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Krujë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi duket drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni. Për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.
—
Më datë 04.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi M. K, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi A. K., 53 vjeç dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.