Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën të dehur në timon.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. P., 38 vjeç dhe A. A., 44 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në
DVP Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin Vlorë-Skelë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. -E. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.