‘Tapë’ në timon, arrestohen tre shoferë në Tiranë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. A., 51 vjeç, B. H., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– B. Z., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *