Policia e Tiranës ka bërë bilancin e rasteve të evidentuar gjatë javës së lamë pas, të tentativave për korruptimin e punonjësve të uniformave blu.
Me anë të një njoftimi, Policia njofton se janë proceduar dhe arrestuar 33 persona të cilët janë kapur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Nga ana tjetër janë pezulluar 250 patenta, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
▫️33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
▫️250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.