“Tapë”në timon/ 30-vjeçarja shkakton aksident në Tiranë, dy shokët marrin përsipër fajin

Një 30-vjeçare është arrestuar në Tiranë  pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.

Sakaq, dhe dy shokët e saj të cilët ishin pasagjerë me të janë proceduar penalisht, pasi kanë tentuar të marrin përsipër fajin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

B., 30 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 29 vjeç dhe Xh. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja E. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. S., ndërsa pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasit E. D. dhe Xh. D. kanë penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar secili prej tyre se ka qenë drejtuesi i mjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *