Që familja Lipa është e talentuar, kjo nuk ka vend për diskutim. Dukagjin Lipa, babai i Duas ka qenë këngëtar i njohur dhe pasionin e tij e trashëgoi edhe vajza e tij që u shëndrrua për pak kohë në një super yll ndërkombëtar. Tashmë, edhe motra e saj Rina është një “yll”, jo në muzikë por në modeling.
Rina Lipa mori pjesë në sfilatën e ‘Javës së Modës’ në Milano, duke ecur në pasarelë për markën e njohur “GCDS”. Modelja me origjinë shqiptare padyshim u shfaq mahnitëse, me një fustan rrjetë dhe çizme të gjata lateks, ndërsa si një motër krenare, i është bashkuar suksesit të Rinës, me anë të një postimi në ‘InstaStory’ ku shkruan: “Miss Rina”.
Në fakt Rina Lipa ka sfiluar edhe vitin e kaluar për markën “GCDS”, megjithatë kjo e këtij viti është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj si modele.