Tashmë pjesë e ‘Tv Klan’, Luana Vjollca zbulon detaje nga programi i saj

Tashmë Luana Vjollca do t’i rikthehet ekranit. Së fundmi, moderatorja e njohur ka bërë me dije se emisioni i saj do të nisë tanimë dhe ka zbuluar datën dhe orën. Luana na ka bërë me dije se programi i saj do të nisë nga 6 nëntori. Ndër të tjera, Luana zbuloi se lojërat do të jenë padiskutim pjesë e këtij programi.

“Jemi gatiii! ‘Zemër Luana’ vjen zyrtarisht çdo të diel ora 21:00 nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan. Në cilën datë fillojmë? Shihni filmin tonë për ta mësuar!”-shkruhet në profilin e emisionit.

Luana Vjollca është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Më herët, ajo publikoi disa foto në rrjetin social Instagram, ku shkroi se është bërë me shtëpi të re dhe bëri me dije se tashmë ka shtëpinë e saj në Kosovë.

“U bera me shtepi ne Kosoven time. Zgjodha ta kem ne nje zone malore, me ajer te paster, per te shijuar boren e malet e bukura te Kosoves sa here qe kam nevoje te shkeputem nga smogu i qytetit!”- shkruan moderatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *