‘Tatimet’ bëjnë thirrje: Do të ndiqen penalisht ata që kryejnë këto dy shkelje

Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve, me anë të një njoftimi, ka bërë thirrje për kujdes, ndaj tatimpaguesëve, që ata që ndryshojnë listpagesat e punëtorëve dhe ata që anullojnë fatuat e deklaruara të shitjeve do të ndiqen penalisht.

1- Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit;

2- Tatimpagues, që anullojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

Sipas njoftimi, ‘këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cënojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit’ prandaj konsiderohen vepra penale.

Administrata Tatimore theksoi gjithashtu se po investigon nëse të përfshirë në këto fenomene janë edhe punonjësite strukturave.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *