Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka patur një takim sot me një delegacion të Parlamentit Europian, e kryesuar nga Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe eurodeputeti Austriak Andreas Schieder.
Balla ka vlerësuar Reporteren Santos në lidhje me objektivat në prezantimin e gjetjeve të Raportit të KE dhe Rezolutën mjaft inkurajuese dhe mbështetëse për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
“E falenderova Reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Santos për objektivitetin në prezantimin e gjetjeve të Raportit te KE dhe Rezoluten mjaft inkurajuese dhe mbeshtetese per mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”, është shprehur Balla.
Temë diskutimi i këtij takimi ka qenë edhe ecuria e reformës në drejtësi dhe rezultatet e arrira prej saj.
“Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë dhe rezultatet e reformës në drejtësi si një nga reformat më të rëndësishme dhe të thella që vendi ka ndërmarrë. Kjo reformë nuk do të ishte e munduar pa mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve tanë: Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Përshëndesim marrjen e detyrës nga anëtari i 13-të i Gjykatës së Lartë, duke mundësuar kështu që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale”, ka thënë Balla.
Statusi:
Bashkë më nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Europian Etilda Gjoni pritëm në një takim një delegacion të Parlamentit Europia, të kryesuar nga Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe eurodeputeti Austriak Andreas Schieder.
E falenderova Reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Santos për objektivitetin në prezantimin e gjetjeve të Raportit te KE dhe Rezoluten mjaft inkurajuese dhe mbeshtetese per mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë dhe rezultatet e reformës në drejtësi si një nga reformat më të rëndësishme dhe të thella që vendi ka ndërmarrë. Kjo reformë nuk do të ishte e munduar pa mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve tanë: Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Përshëndesim marrjen e detyrës nga anëtari i 13-të i Gjykatës së Lartë, duke mundësuar kështu që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale.
Eurodeputetët mbështesin plotësisht integrimin rajonal dhe vlerësojnë maksimalisht rezultatet e deritanishme të Ballkanit të Hapur. Shqipëria ka një meritë të veçantë si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor me një politikë të jashtme tërësisht në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.