“Taulant, nuk jam si ty” Sula: Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti

Deputeti i Partisë Demokratike ka shprehur se ndihet i turpëruar që është pjesë e parlamentit. Ai tha se deputetët kanë kujtesë të vogël, pasi në kohën kur senaca drejtohej nga Jozefina Topalli, asnjë deputet nuk përjshtohej. Por kujtesa e qytetarëve, sipas Sulës, nuk është e tillë.

“Sillni Ramën në Parlament, Jepini fjalës opozitës. Nëse do t’i kthehemi normalitetit as deptuetët tanë nuk do të dalin aty. Mos më ndërprit! Nuk hy në konflikt! Thuaj Ballës të mos flasë. Po ju them se s’duhet kthyer parlamenti në shinat normale të funksionimit të tij. Dyshoj se kjo është një situatë e stisur e interesuar për të dyja palët. Ne kërkuam interpelancë dhe ishte shumë e thjeshtë që të vinte kryeministri. S’ka zë të flasë kryeministri, pasi i intereson që të rrisë tensionin. I intereson që të rrisë tensionin për të larguar vëmendjen nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të. Opozita mos të bëjë më veprime të tilla. Opozita duke e joshur ju duke hedhur grepa të tilla. Kemi qysh në dhjetor që ne nuk flasim për hallet dhe problemet e qytetarëve. Duhet të dalim të diskutojmë dhe të debatojmë e të flasim për pika të rëndit të ditës. Nuk shkon kështu.” – u shpreh Sula.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *