Taylor Swift në gjyq? A është kënga ‘Shake It Off’ ajo që po penalizon këngëtaren me famë botërore?

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/Shutterstock (10481442fs) Taylor Swift 47th Annual American Music Awards, Show, Microsoft Theater, Los Angeles, USA - 24 Nov 2019

Taylor Swift do të dalë në gjyq para një jurie pasi mbi të janë ngritur akuza se ajo ka kopjuar tekstet e këngës së saj “Shake It Off” nga një këngë tjetër e huaj.

Sipas BBC, një gjykatëse amerikane ka refuzuar kërkesën e Swift-it për të ndaluar çështjen, duke thënë se një juri mund të zbulojë nëse kënga e saj e publikuar në vitin 2014 është e kopjuar nga kënga e grupit të vajzave 3Lw, të vitit 2001, Playas Gon’ Play. Të dy këngët shfaqin variacione të frazave “lojtarët do të luajnë” dhe “urrejtësit do të urrejnë”.

Gjykatësi e kishte refuzuar më parë çështjen, duke thënë se teksti ishte shumë “banal” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit. Në vendimin e tij origjinal, gjykatësi i rrethit Michael W Fitzgerald citoi 13 këngë të mëparshme që përmbanin fraza të ngjashme, duke përfshirë Playa Hater nga The Notorious BIG dhe Dreams nga Fleetwood Mac.

Megjithatë, kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler apeluan kundër vendimit dhe një gjykatë federale e apelit e ndryshoi vendimin e tij.

Taylor Swift Is Re-Recording Her Hits: Here's What She Might Be Facing - Rolling Stone

Taylor Swift Surprise-Dropped Her New Version of 'Wildest Dreams'—And Fans Are Losing It | Glamour

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *