Një autore ka paditur Taylor Swift për të drejtën e autorit duke pretenduar se këngëtarja e popit i ka vjedhur disa poez nga libri i saj “Lover”.
Teresa La Dart ka paditur Sëift-in për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se këngëtarja ka kopjuar librin me poezi të autorit të vitit 2010, “Lover” dhe kopertinën e librit për albumin “Lover” 2019.
Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë federale të Tenesit më 23 gusht, La Dart akuzoi interpretuesen e “All Too Well” se ia kishte vjedhur “poezi, anekdota dhe foto”.
Padia pretendonte se dikush nga ekipi i Swift-it pa librin e La Dart dhe vendosi të kopjonte ” ndjesitë dhe dizajnin” e librit, raporton Daily Mail.
Ajo pretendon se jo vetëm që të dyja veprat ndajnë të njëjtin titull, por secila është një “kujtesë e viteve të kaluara e përkujtuar në një kombinim të komponentëve të shkruar dhe piktural”.
La Dart pohoi gjithashtu se skema e ngjyrave dhe stili i imazheve të përdorura janë shumë të ngjashme për të qenë të rastësishme.